Turqia

Çeki, arrestohet ish-bashkëkryetari i PYD/PKK, Salih Muslim

Ish-bashkëkryetari i organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, i cili kërkohej me fletarrest të kuq nga Turqia u arrestua në kryeqytetin e Çekisë, Pragë

Cankut Taşdan  | 25.02.2018 - Përdıtësım : 26.02.2018
Çeki, arrestohet ish-bashkëkryetari i PYD/PKK, Salih Muslim

Ankara

ANKARA (AA) – Ish-bashkëkryetari i organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, i cili kërkohej me fletarrest të kuq nga Turqia u arrestua në kryeqytetin e Çekisë, Pragë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së të marra nga zyrtarët policorë, ish-bashkëkryetari i organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, i cili kërkohej me fletarrest të kuq nga Turqia është arrestuar në kryeqytetin e Çekisë, Pragë.

Njësia e Interpolit në Çeki ka njoftuar autoritetet turke se Muslim është në paraburgim që nga 24 shkurti në Pragë, duke iu referuar kërkesës dhe urdhër-arrestit të Turqisë.

Autoritetet çeke njoftuan se gjykata do të vendosë lidhur me rastin e Muslim. Autoritetet e njëjta kërkojnë nga Turqia që t’u dorëzohen dokumentet e nevojshme për ekstradimin e Muslim-it.

Zyrtarët e policisë kanë kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë për fillimin e proceseve administrative lidhur me ekstradimin e Muslim-it.

Emri i ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK-së Salih Muslim ndodhet në listën e të kërkuarve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, përkatësisht në kategorinë e kuqe me çmim prej 4 milionë lirave turke (rreth 860 mijë euro).

"Do të kërkohet ekstradimi i ish-bashkëkryetarit të PYD/PKK"

Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka njoftuar se kanë filluar punimet për ekstradimin e ish-bashkëkryetarit të organizatës terroriste PYD/PKK, Salih Muslim nga Çekia.

Në një deklaratë nga kjo ministri thuhet se ndaj Muslim është hapur padi për shkak të rastit të sulmit terrorist në Guvenpark të Ankarasë nga Gjykata e 4-të e Lartë Penale në Ankara për veprat penale “prishja e unitetit të shtetit dhe të integritetit të vendit”, “vrasja e qëllimshme”, “tentativë për vrasje të qëllimshme”, “dëmtimi i pronës”, “dëmtimi i pronës publike” dhe “transportimi i mallrave të rrezikshme”.

Në deklaratë thuhet se për Muslim është nxjerrë vendim për arrest dhe se në kuadër të këtij vendimi është kërkuar fletëarrest të kuq.

Në deklaratë thuhet se pas përcaktimit se Muslim gjendet në Çeki dhe pas sigurimit të kontakteve të nevojshme, është kërkuar kapja dhe arrestimi i tij me qëllim të ekstradimit të tij në Turqi.

Duke rikujtuar se Muslim po mbahet në paraburgim në kryeqytetin e Çekisë në Prag, në deklaratë thuhet se kanë filluar punimet lidhur me ekstradimin e tij në Turqi.

Në deklaratë thuhet se në përputhje me dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradim, ku edhe Çekia është pjesë e saj, pas vendimit të arrestimit të përkohshëm këtij shteti do t’i dërgohet kërkesa për ekstradim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın