Turqia

Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin ekonomik në Pakistan

Sipas qendrës së shtypit të Presidencës, Erdoğan do t'u adresohet pjesëmarrësve në Samit dhe do të takohet me liderë të tjerë

Didar Yüsra Dilruba Öz  | 25.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
Erdoğan do të marrë pjesë në Samitin ekonomik në Pakistan

Stamboll

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan të mërkurën e ardhshme do të udhëtojë për në Pakistan, për të marrë pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) në kryeqytetin e këtij vendi, Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas qendrës së shtypit të Presidencës, Erdoğan do t'u adresohet pjesëmarrësve në Samit dhe do të takohet me liderë të tjerë.

Ai është i vendosur edhe për të shkëmbyer mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare gjatë samitit, thuhet në njoftim.

Në Samit e ECO-s, një nga blloqet më të rëndësishme ekonomike euroaziatike, pritet të merren vendime të cilat do të vendosin kursin e saj për dekadën e ardhshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.