Turqia

Erdoğan nesër viziton Rusinë, samit trepalësh për Sirinë

Në samitin në Soçi do të vlerësohen avancimet në drejtim të zvogëlimit të dhunës, aktivitetet në zonat e deeskalimit të formuara në Siri dhe lufta kundër grupeve terroriste në këtë vend

İlkay Güder  | 21.11.2017 - Përdıtësım : 21.11.2017
Erdoğan nesër viziton Rusinë, samit trepalësh për Sirinë

Ankara

ANKARA (AA) - Në samitin trepalësh mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit që do të mbahet në Soçi të Rusisë në lidhje Sirinë, do të vlerësohen avancimet në drejtim të zvogëlimit të dhunës, aktivitetet në "zonat jokonfliktuale" dhe lufta kundër grupeve terroriste në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga presidenca turke, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nesër do të zhvillojë vizitë në Soçi si i ftuar i presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë vizitës, në Soçi do të mbahet samit trepalësh lidhur me Sirinë, me pjesëmarrje të presidentit Erdoğan, Putin dhe presidentit të Iranit, Hasan Ruhani.

Në samit do të vlerësohen avancimet në drejtim të zvogëlimit të dhunës, aktivitetet në "zonat jokonfliktuale" të formuara në Siri dhe lufta kundër grupeve terroriste në këtë vend.

Tema të samitit do të jenë edhe dërgimi i ndihmave humanitare dhe kontributet që mund të ofrohen nga tre vendet garantuese për procesin e Gjenevës në korniza të rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjetjen e zgjidhjes politike në Siri.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın