Turqia

Erdoğan priti në takim Sekretarin amerikan Tillerson

Presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se në luftën kundër terrorizmit është e rëndësishme të punohet me aktorët e drejtë dhe legjitimë

Özcan Yıldırım  | 30.03.2017 - Përdıtësım : 30.03.2017
Erdoğan priti në takim Sekretarin amerikan Tillerson

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson ku kanë diskutuar për çështjet në lidhje me procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO dhe parandalimin e aktiviteteve të anëtarëve të saj në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, ka pritur Tillerson në rezidencën presidenciale ku sipas burimeve të Presidencës mësohet se në këtë takim janë diskutuar vendosmëria për vazhdimin e luftës kundër organizatave terroriste në Siri dhe Irak kryesisht kundër DEASH-it si dhe hapat e përbashkëta që mund të hidhen në këtë kuadër.

Gjithashtu, theksohet se presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se në luftën kundër terrorizmit është e rëndësishme të punohet me aktorët e drejtë dhe legjitimë.

Ndër të tjera në takim fokusi ka qenë edhe mbi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve si në marrëdhëniet bilaterale ashtu edhe në çështjet rajonale.

Në takim janë diskutuar çështjet në lidhje me procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETÖ dhe parandalimin e aktiviteteve të anëtarëve të saj në SHBA.

Më parë, Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım në selinë e Qeverisë priti shefin e diplomacisë amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.