Turqia

Erdoğan: Rusia ka forcën të zgjidh mosmarrëveshjen në Malësinë e Karabakut

"Rusia dhe Putin janë fuqia e cila mund të zgjidh këtë çështje”, u tha Erdoğan gazetarëve në një prononcim në aeroportin e Stambollit

Handan Kazancı  | 22.11.2017 - Përdıtësım : 22.11.2017
Erdoğan: Rusia ka forcën të zgjidh mosmarrëveshjen në Malësinë e Karabakut Fotoreporter: Berk Özkan / AA

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Rusia ka forcën që të zgjidh mosmarëveshjen disa dekadashe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, deklaroi të mërkurën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"Rusia dhe Putin janë fuqia e cila mund të zgjidh këtë çështje”, u tha Erdoğan gazetarëve në një prononcim në aeroportin e Stambollit. Komentet e tij u bënë si përgjigje ndaj pyetjes nëse planifikon që këtë çështje ta parashtrojë në takimin me homologun e tij rus.

"Tashmë i kam treguar (Putinit) se pres nga ai të dëshmojë një qasje të mirë për këtë çështje. Do ta parashtroj sërish nëse më jepet mundësia në takimin e sotëm trilateral”, shtoi më tej presidenti Erdoğan i cili pritet të takojë sot Putinin dhe presidentin e Iranit, Hassan Rouhani gjatë një takimi në Soçi të Rusisë ku do të trajtojnë progresin e aritur në bisedimet për paqe në Siri, përfshirë edhe zonat jokonfliktuale.

"Malësia e Karabakut është një çështje e jona personale, nuk mund ta lëmë anash”, tha Erdoğan.

Karabakun e pushtuar, bashkësia ndërkombëtare e njeh si territor të Azerbajxhanit, mirëpo i njëjti u mor nga secesionistët armen në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Në Malësinë e Karabakut, e cila u pushtua nga milicitë pro-armene në vitin 1993, shpesh ndodhin përleshje. Në prill 2016, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, më shumë se 270 ushtarakë kanë humbur jetën, duke shkelur në mënyrën më të keqe traktatin e arritur mes palëve në vitin 1994.

Sipas tre Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (853, 874 dhe 884), si dhe Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara 19/13 dhe 57/298, Malësia e Karabakut njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i referohet rajonit si pjesë e pushtuar nga forcat armene.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.