Turqia

Erdoğan takim me emirin e Katarit Al Thani

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Doha ka zhvilluar takim me emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani në kuadër të vizitës së tij në Katar

Ali H. M.Abo Rezeg  | 24.07.2017 - Përdıtësım : 24.07.2017
Erdoğan takim me emirin e Katarit Al Thani Fotoreporter: Kayhan Özer/AA

Ad Dawhah

DOHA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan sot në Doha ka zhvilluar takim me emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani në kuadër të vizitës së tij në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi në stacionin e fundit të presidentit turk Erdoğan gjatë turneut të tij në shtetet e Gjirit ka zgjatur dy orë e gjysmë.

Fillimisht, Erdoğan është takuar kokë më kokë me Al Thanin në pallatin e emirit, kurse më pas palët kanë kaluar në takimin mes delegacioneve.

Pas takimit, Erdoğan mori pjesë në drekën e shtruar më nder të tij.

Në turneun e tij në shtetet e Gjirit, Erdoğan shoqërohet nga një delegacion me figura të larta qeveritare, në mesin e të cilëve edhe ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri për Energji dhe Resurse Natyrore, Berat Albayrak, dhe një sërë ministrash të tjerë.

Paraprakisht, Erdoğan zhvilloi takime me krerët e Arabisë Saudite dhe Kuvajtit në kuadër të përpjekjeve të tij për të zgjidhur krizën e Gjirit të cilës i parapriu prishja e marrëdhënieve diplomatike të katër shteteve arabe me Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit.

Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.