Turqia

Erdoğan: Turqia është gjithmonë në solidarizim me Britaninë

"Turqia në luftën kundër terrorizmit i cili përbën një prej kërcënimeve më të mëdha për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare është gjithmonë pranë mikut dhe aleatit Mbretërisë së Bashkuar"

Sarp Özer  | 23.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Erdoğan: Turqia është gjithmonë në solidarizim me Britaninë

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, për shkak të sulmit terrorist në Londër i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministres britanike Theresa May, raporton Anadolu Agency (AA).

"Dëshiroj të theksoj se Turqia ndan dhe ndjen thellë dhimbjen e Mbretërisë së Bashkuar. Turqia në luftën kundër terrorizmit i cili përbën një prej kërcënimeve më të mëdha për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare është gjithmonë pranë mikut dhe aleatit Mbretërisë së Bashkuar", thuhet në ngushëllim.

Duke vënë në dukje dhimbjen e thellë që ndjen nga sulmet terroriste të pabesa në Londër presidenti Erdoğan në mesazhin e tij më tej është shprehur:

"Në emër të popullit tim dhe personalisht shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët dhe të afërmit e personave që kanë humbur jetën në këtë ngjarje të dhimbshme dhe për popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar, si dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın