Turqia

Erdoğan uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

"Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve", thuhet në urimin e presidentit të Turqisë

Fatjon Cuka  | 27.06.2017 - Përdıtësım : 28.06.2017
Erdoğan uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje

Tiranë

TIRANË (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kreun e partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga zyra e shtypit e Kryeministrisë së Shqipërisë thuhet se Presidenti Erdoğan nëpërmjet një mesazhi ka uruar kryeministrin Rama. "Përgëzime për fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marrëdhëniet tona. Shqipëria dhe Turqia partnere strategjike. Gëzuar Bajramin gjithë shqiptarëve", thuhet në mesazhin e urimit presidentit të Turqisë.

Ndërkohë Rama ka marrë mesazhe urimi për fitoren në zgjedhje edhe nga kancelrja gjermane, Angela Merkel, si dhe nga kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni.

Kujtojmë se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama, ka fituar zgjedhjet parlamentare, duke arritur shumicën parlamentare për të formuar e vetme qeverinë.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga 98.94 për qind e votave të numëruara në rang vendi, PS ka fituar 74 mandate gjithsej për legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, duke siguruar shumicën për krijimin e vetme të qeverisë, nga 71 deputetë që nevojiten.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın