Turqia

Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

Sipas informacioneve nga Presidenca e Turqisë, në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib

Mümin Altaş  | 19.02.2018 - Përdıtësım : 20.02.2018
Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin

Ankara

ANKARA (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, në bisedë është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht në Afrin dhe Idlib. 

Në bisedën telefonike ku presidenti Erdoğan ka ndarë informacione në lidhje me operacionin "Dega e Ullirit", është konfirmuar vendosmëria e vazhdimit të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të koordinuara.

Gjithashtu në bisedë është folur edhe për çështjet në lidhje me procesin e formimit të pikave të reja të vëzhgimit në rajonin e pakësimit të tensioneve në Idlib. 

Mësohet se dy liderët gjithashtu kanë vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të kontakteve të ngushta për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın