Turqia, Bota

Forcat turke dhe forcat e opozitës siriane marrin qendrën e Al Bab-it

Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë morën nën kontroll edhe qendrën e rajonit Al Bab

Mohamad Misto  | 23.02.2017 - Përdıtësım : 23.02.2017
Forcat turke dhe forcat e opozitës siriane marrin qendrën e Al Bab-it

Al Bab

Al BAB (AA) - Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të mbështetura nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) morën nën kontroll edhe qendrën e rajonit Al Bab, në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së mësohet se forcat e ULS-së të mbështetura nga TSK kanë çliruar plotësisht qendrën e rajonit nga organizata terroriste DEASH, si dhe janë duke pastruar minat dhe bombat e tjera të vendosura nga DEASH-i. 

Një prej komandantëve të ULS-së, pjesëmarrës në operacionin në Al Bab, Ahmed el-Shahabi në një deklaratë tha se "Qendra e rajonit Al Bab tashmë është nën kontrollin e opozitarëve. Po përparojmë në mënyrë të kontrolluar për shkak të minave dhe mjeteve shpërthyese. Por tashmë qendra e qytetit është tek opozitarët".

Forcat e ULS-së dhe TSK-së në operacionin "Mburoja e Eufratit" të nisur më 24 gusht të vitit 2016 pas pastrimit nga organizatat terroriste të zonës Azez-Jarabulus, në fillim të muajit dhjetor u nisën drejt rajonit Al Bab. 

Gjatë operacioneve në vend të përparimit të drejtpërdrejtë është zgjedhur mënyra e avancimit duke e rrethuar rajonin dhe duke thyer rezistencën, ku dhe në këtë mënyrë janë parandaluar humbjet e jetëve të civilëve.

Deri tani me operacionin "Mburoja e Eufratit" janë pastruar nga organizatat terroriste më shumë se 1.900 km katrorë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın