Turqia

Forcat turke për 21 muaj neutralizuan mbi 10 mijë terroristë

Işık po ashtu tha se në këtë betejë kundër terrorizmit Turqia dëshiron të vendos bashkëpunim ndërkombëtar të nivelit më të lartë

Sarp Özer  | 26.04.2017 - Përdıtësım : 26.04.2017
Forcat turke për 21 muaj neutralizuan mbi 10 mijë terroristë Fotoreporter: Mehmet Ali Özcan/AA

Ankara

ANKARA (AA) – Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Işık deklaroi se forcat turke të sigurisë në operacionet antiterroriste nga 23 korriku i vitit 2015 deri më tani kanë neutralizuar më shumë se 10.100 terroristë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky është suksesi më i rëndësishëm në historinë e luftës kundër terrorizmit”, tha Işık sot në Ankara. Forcat ajrore turke dje gjatë sulmeve mbi objektiva të organizatës terroriste PKK në malin Sinxhar të Irakut dhe malin Karacok të Sirisë vranë së paku 70 terroristë.

Sulmet në rajonin e malit Sinxhar dhe Karaxhok janë operacione të drejtuara ndaj organizatave terroriste. Të gjithë duhet ta dinë se nuk do të lejojmë që PKK dhe degët e saj të ngrisin kamp të ri terrorist në Sinxhar”, tha Işık.

Ai po ashtu tha se në këtë betejë kundër terrorizmit Turqia dëshiron të vendos bashkëpunim ndërkombëtar të nivelit më të lartë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.