Turqia

Forcat turke sulme të reja kundër terroristëve në veri të Irakut

Në deklaratën e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) theksohet se, pas njoftimit, është kryer një operacion ajrorë në vendin Zap në veri të Irakut

Sarp Özer  | 26.04.2017 - Përdıtësım : 26.04.2017
Forcat turke sulme të reja kundër terroristëve në veri të Irakut

Ankara

ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë në orët e pasdites kanë kryer një sulm të ri ndaj terroristëve në pjesën veriore të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) theksohet se, pas njoftimit, është kryer një operacion ajrorë në vendin Zap në veri të Irakut.

Aeroplanët e Forcave Ajrore Turke kanë kryer sulme mbi një numër fortesash, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK. Në deklaratë theksohet se nga sulmet janë neutralizuar dy militantë.

Forcat Ajrore Turke më herët gjatë ditës së sotme kanë neutralizuar gjashtë terroristë të PKK-së në rajonin Zap në Irakun verior. Sipas burimeve ushtarake, bëhej fjalë për një grup të terroristëve që bënin përgatitje për sulme.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) edhe të martën në një operacion ajror në malin Sinjar në Irakun verior kanë neutralizuar 40 terroristë të PKK-së, kurse në malin Karachok në verilindje të Sirisë neutralizuan 30 terrorist të tjerë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın