Turqia

Gazetarëve turq u pamundësohet hyrja në Bullgari

Gazetarët nga Turqia janë mbajtur në vendkalimin kufitar Kapitan Andreevo

Salih Baran  | 24.03.2017 - Përdıtësım : 25.03.2017
Gazetarëve turq u pamundësohet hyrja në Bullgari ( Salih Baran/AA )

Edirne

EDIRNE (AA) – Gazetarëve turq sot u është pamundësuar hyrja në Bullgari ku planifikonin që të ndiqnin protestat e grupit të djathtë radikal, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarët nga Turqia janë mbajtur në vendkalimin kufitar Kapitan Andreevo.

Ata u nisën për përcjelljen e protestave të djathtistëve gjatë të cilave u mbyllën disa rrugë komunikacioni që turqve me të drejtë vote në Bullgari t’u vështirësohet shkuarja në vendvotime.

Policia kufitare nuk i lejoi gazetarët që të hyjnë në Bullgari me arsyetim se në afërsi mbahen protesta. Ndonëse gazetarët kërkuan respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kalimi nuk iu lejua.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın