Turqia

"Jashtëzakonisht shqetësuese deklarata e SHBA-ve për transferimin e ambasadës në Kuds"

"Përballë vendimit jashtëzakonisht shqetësues të SHBA-ve, Turqia së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar do të vazhdojë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez"

Dildar Baykan  | 24.02.2018 - Përdıtësım : 25.02.2018
"Jashtëzakonisht shqetësuese deklarata e SHBA-ve për transferimin e ambasadës në Kuds"

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Jashtme e Turqisë në lidhje me deklaratën e SHBA-ve se në muajin maj do të transferojë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds, ka theksuar se përballë vendimit jashtëzakonisht shqetësues të SHBA-ve, Turqia do të vazhdojë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se deklarata e SHBA-ve se ambasada e saj në Tel Aviv do të transferohet në muajin maj në Kuds, tregon se ky vend këmbëngul në shkatërrimin e bazës së paqes, "duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi Kudsin dhe parimet e vendosura të OKB-së."

"SHBA për fat të keq, me këtë vendim, vërteton se nuk i ka dëgjuar apo më keq nuk i interesojnë zërat e komunitetit ndërkombëtar të reflektuar në deklaratën përfundimtare të Samitit të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe vendimin e marrë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Përballë vendimit jashtëzakonisht shqetësues të SHBA-ve, Turqia së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit ndërkombëtar do të vazhdojë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave legjitime të popullit palestinez", thuhet në deklaratën nga MPJ e Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın