Turqia

Kalın: Dënojmë deklaratën e paligjshme të qeverisë amerikane për Jerusalemin

"E tërë bota duhet të refuzojë këtë vendim që shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së dhe të qëndrojë në anën e popullit palestinez", ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter

Yeşim Sert Karaaslan  | 06.12.2017 - Përdıtësım : 07.12.2017
Kalın: Dënojmë deklaratën e paligjshme të qeverisë amerikane për Jerusalemin

Ankara

ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë dhe Ibrahim Kalın, ka denoncuar deklaratën e qeverisë amerikane për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraeli, duke theksuar se e tërë bota duhet ta refuzojë këtë vendim që shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

"E refuzojmë dhe e dënojmë deklaratën e papërgjegjshme dhe të paligjshme të qeverisë amerikane lidhur me Jerusalemin. E tërë bota duhet të refuzojë këtë vendim që shkelë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së dhe të qëndrojë në anën e popullit palestinez", ka shkruar Kalın në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, më herët presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın