Turqia

Kalın: Turqia do të vazhdojë të marrë çdo masë të nevojshme

"Pavarësisht se nga vijnë kërcënimet nga PKK-ja, PYD/YPG-ja, DEASH-i apo nga ndonjë organizatë tjetër, masat kundër këtyre ashtu sikurse janë marrë deri më sot do të merren gjithashtu edhe pas kësaj duke përcaktuar vetë vendndodhjen"

Nurettin Coşkun  | 18.01.2018 - Përdıtësım : 19.01.2018
Kalın: Turqia do të vazhdojë të marrë çdo masë të nevojshme

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, në një deklaratë për mediat në Stamboll deklaroi se Turqia ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë çdo masë të nevojshme kundër çdo zhvillimi që do të përbëjë rrezik për sigurinë e saj kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Kalın, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas panelit ndërkombëtar me temë "100 vite pas Luftës së Parë Botërore", organizuar nga TRT World Research Center dhe Qendra e Kërkimit të Civilizimit të Universitetit Bahçeşehir (MEDAM).

"Kjo mund të ndërmerret në Afrin, Jarabulus, Munbixh, në territorin e Irakut apo në ndonjë vend tjetër. Pavarësisht se nga vijnë kërcënimet nga PKK-ja, PYD/YPG-ja, DEASH-i apo nga ndonjë organizatë tjetër, masat kundër këtyre ashtu sikurse janë marrë deri më sot do të merren gjithashtu edhe pas kësaj duke përcaktuar vetë vendndodhjen, kohën dhe formën, pa marrë leje nga askush", tha Kalın.

Për deklaratat e ndryshme të SHBA-ve për formimin e njësisë kufitare në veri të Sirisë, Kalın duke bërë të ditur se edhe në konsultimet e mëparshme janë shprehur se është e gabuar politika e SHBA-ve për kohën, mënyrën dhe mbështetjes që ofron ndaj PYD-së dhe YPG-së në territorin e Sirisë, është shprehur: "Është e pamundur të pranohet kjo deklaratë e bërë nëse ajo është sadopak e vërtetë. Është e pamundur për dy arsye, së pari është një strukturë që kërcënon drejtpërdrejtë sigurinë kombëtare të Turqisë, dhe së dyti është një hap që minon dhe bën të pamundur sovranitetin territorial të Sirisë teksa vazhdojnë proceset në Gjenevë dhe Astanaa në lidhje me Sirinë. Kjo jo vetëm nga ne, por është kundërshtuar edhe nga Rusia, Irani, dhe kryeministri i Irakut, sepse kjo forcë e parashikuar flitet që të ushtrojë detyrën edhe në kufirin me Irakun."

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, ka theksuar se shteti turk do ta ndjekë nga afër këtë çështje, sipas tij, nëse do bëhet një vlerësim në lidhje me ndjeshmërinë e Turqisë për çështjen në fjalë.

"Siç e dini në Afrin po përjetohen disa ngjarje. Nga Afrini ka provokime, sulme kundër Turqisë. Presidenti ynë është shprehur se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në lidhje me Afrinin për të vendosur sigurinë kufitare të Turqisë. PYD dhe YPG nuk përfaqësojnë kurdët e Sirisë. Atje ka kurdë që nuk e pranojnë ideologjinë e PYD-së, YPG-së, PKK-së, ka kurdë që i kundërshtojnë aktivitetet e tyre dhe gjithashtu ka kurdë që janë viktima të tyre", është shprehur ndër të tjera Kalın.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın