Turqia

Kamerat e sigurisë tregojnë se puçistët e FETO-s kanë shtënë drejt civilëve

Se me çfarë tmerri është ballafaquar Turqia në natën e tentimit të grusht shtetit më 15 korrik të vitit 2016 tregojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë

Kemal Karadağ  | 26.04.2017 - Përdıtësım : 27.04.2017
Kamerat e sigurisë tregojnë se puçistët e FETO-s kanë shtënë drejt civilëve

Ankara

ANKARA (AA) - Se me çfarë tmerri është ballafaquar Turqia në natën e tentimit të grusht shtetit më 15 korrik të vitit 2016 tregojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihet qartë se si puçistët e oerganizatës terroriste FETO hapin zjarrë ndaj civilëve në Ankara, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka ardhur deri tek pamjet e reja fotografike të cilat janë përfshirë në akuzën kornizë kundër puçistëve të FETO-s dhe në lidhje me ngjarjet në Shtabin e Përgjithshëm me rastin e tentimit të grusht shtetit.

Kur puçistët sulmuan ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, në rrugët e Ankarasë ishin mbledhur një numër i madh i qytetarëve ndaj të cilëve më vonë është hapur zjarr nga ajri.

Në videot e reja mund të shihet se si qytetarët bartin të plagosurit nga sulmi ajror. Gjithashtu, aty shihen edhe pamjet e qytetarëve që kishin arritur të hyjnë brenda oborrit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, por pasi ndaj tyre ishte hapur zjarr, ata u përpoqën të dalin jashtë.

Aty mund të shihet se si ushtarë të armatosur të cilët bartin një person të plagosur apo të vrarë nga oborri dhe e lënë në skaj të rrugës.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar kishte filluar të infiltronte pjesëtarët e saj në institucionet e sigurisë të Turqisë. 

Në vitet e 80-ta piramida e saj paralele ishte forcuar në mënyrë të konsiderueshme në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmorrën tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak, me qëllim për të përmbysur rendin kushtetues dhe përmbysjen e autoriteteve turke të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Autoritetet turke janë duke kryer operacione të gjëra në kuadër të luftës kundër organizatës terroristë në krye të së cilës qëndron Fetullah Gylen.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın