Turqia

Kryeministri Yıldırım: Baza ushtarake Akıncı do të mbyllet

''Do të mbyllim të gjitha bazat në Ankara dhe në Stamboll nga të cilat kanë dalë tanket dhe helikopterët. Ata të cilët nxorën tanket përpara qytetarëve nuk kanë për ti gjetur më aty tani e tutje.''

Yıldız Nevin Gündoğmuş, Kurbani Geyik  | 29.07.2016 - Përdıtësım : 30.07.2016
Kryeministri Yıldırım: Baza ushtarake Akıncı do të mbyllet

Ankara

ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım zhvilloi një vizitë në qytezën Kazan të Ankarasë, ku humbën jetën 9 qytetarë gjatë natës së tentativës për grusht shteti nga ana e organizatës terroriste FETÖ, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në fjalën e tij përpara qytetarëve Kryeministri Yıldırım është shprehur: ''Ju u bëtë një trup i vetëm. Një dorë e vetme. Qëndruat përballë puçistëve të vendosur. Edhe unë deklaroj këtu përpara popullit të Kazan-it që baza ushtarake ku u filizua tentativa për grusht shteti, Akıncı do të mbyllet dhe aty do të ndërtohet një hapësirë që do ti vijë në ndihmë përkujtimit të dëshmorëve tanë."

Duke rikujtuar se kanë kaluar 15 ditë nga tentativa për grusht shteti Yıldırım tha: ''Trimat qytetarë të Kazan-it janë ata të cilët janë më të rëndësishmit për pengimin e kësaj tentative. Ju jeni gjeneralët tanë, pasi gjeneralët dezertorë janë në burg.'' 

''Do të mbyllen edhe bazat ushtarake nga të cilat kanë dalë tanket'' 

Kryeministri turk Yıldırım duke nxjerrë në pah rëndësinë dhe heroizmin e popullit turk në vazhdim tha: ''Do të mbyllim të gjitha bazat në Ankara dhe në Stamboll nga të cilat kanë dalë tanket dhe helikopterët. Ata të cilët nxorën tanket përpara qytetarëve nuk kanë për ti gjetur më aty tani e tutje. Në këtë vend do të ndërtohen hapësira të bukura ku qytetarët të bëjnë piknikë dhe të shëtisin. Çfarë pune kanë tanket në mes të Stambollit dhe Ankarasë? Armiku nuk është në Stamboll dhe në Ankara. Vendet se ku janë armiqtë dihen.'' 

Ndërkohë pas sloganeve të qytetarëve ''duam dënim me vdekje'' Kryeministri Yıldırım tha: ''Mesazhi është marrë... Ata të cilët nxorën tanket dhe armët kundër atyre me paratë e të cilëve janë blerë këto pajisje do të japin llogari deri në fund. Dua që të dini një gjë. Askush ama askush nuk do të mundë të prishë unitetin dhe bashkimin e këtij populli. Përgjegjësi i këtij puçi, kryeterroristin në SHBA do ta sjellim patjetër këtu. Do ti kërkojmë llogari në mënyrë që të bëhet mësim për të gjithë botën.'' 

Kryeministri Yıldırım më pas vizitoi të plagosurit i shoqëruar nga disa ministra dhe emra të njohur të politikës. ​

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın