Turqia

Kryeministri Yildirim vizitë në Singapor

Yildirim në këtë vend qëndron me ftesë të kryeministrit Loong, ndërsa siç theksojnë burime nga kabineti i kryeministrit turk, vizita do të zgjasë dy ditë

Sinan Uslu  | 20.08.2017 - Përdıtësım : 20.08.2017
Kryeministri Yildirim vizitë në Singapor Fotoreporter: Murat Kaynak / AA

Singapor

SINGAPOR (AA) – Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim gjendet për vizitë zyrtare në Singapor, ku nesër do të takohet me presidentin e këtij vendi Tony Tan dhe kryeministrin Lee Hsien Loong, raporton Anadolu Agency (AA).

Yildirim në këtë vend qëndron me ftesë të kryeministrit Loong, ndërsa siç theksojnë burime nga kabineti i kryeministrit turk, vizita do të zgjasë dy ditë.

Gjatë takimit do të bisedohet për bashkëpunimin e ri ekonomik me Singaporin, bashkëpunimin bilateral në fushën e politikës, ekonomisë, kulturës, por edhe luftës kundër terrorizmit si dhe për çështje tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Yildirim do të marrë fjalën edhe në Forumin afarist Turko-Singaporian, por edhe në konferencën tradicionale “Singapore Lecture” e cila mbledh liderët e huaj, intelektualët dhe personalitetet e shquara në sektorët e tyre që vizitojnë Singaporin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın