Turqia

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Qeveria e Turqisë sot seancë të jashtëzakonshme

Pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Erdoğan, do të kryesojë edhe Këshillin e Ministrave të Republikës së Turqisë, ndërsa Parlamenti turk seancën e jashtëzakonshme do të mbajë nesër

Sinan Uslu  | 22.09.2017 - Përdıtësım : 22.09.2017
Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Qeveria e Turqisë sot seancë të jashtëzakonshme

Ankara

ANKARA (AA) - Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Turqisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sot, kurse një nga temat kryesore do të jetë referendumi për pavarësi i shpallur nga administrata rajonale kurde në Irakun e veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Seanca e Këshillit është caktuar për në orën 15:00 sipas kohës lokale në Pallatin Presidencial në Ankara dhe do të kryesohet nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Pas seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Erdoğan, do të kryesojë edhe Këshillin e Ministrave të Republikës së Turqisë, ndërsa Parlamenti turk seancën e jashtëzakonshme do të mbajë nesër.

Administrata rajonale kurde në veri të Irakut në mënyrë të njëanshme ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit për pavarësi më 25 shtator. Parlamenti, qeveria dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut ndaluan mbajtjen e referendumit, kurse edhe komuniteti ndërkombëtar gjithashtu është kundër.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan, më herët pati deklaruar se referendumi në veri të Irakut është i papranueshëm pasi që nuk është i dëshiruar për të gjithë popujt që jetojnë në veri të Irakut. Ai gjithashtu shtoi se Turqia mbron tërësinë territoriale të Irakut dhe se Këshilli i Ministrave me siguri do të ketë qëndrim të qartë dhe të shqyrtojë të gjitha sanksionet e mundshme ndaj përgjegjësve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın