Turqia

MPJ e Turqisë dënon provën raketore të Koresë së Veriut

"I bëjmë sërish thirrje Koresë së Veriut t'i japë fund sjelljeve provokative që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon", thuhet në deklaratën e MPJ të Turqisë

Nazlı Yüzbaşıoğlu  | 22.05.2017 - Përdıtësım : 22.05.2017
MPJ e Turqisë dënon provën raketore të Koresë së Veriut

Ankara

ANKARA (AA) - Turqia ka dënuar provën raketore balistike të kryer nga Koreja e Veirut më 21 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë të ditur se dënon fuqimisht provën raketore balistike të Koresë se Veriut, që u realizua dje e cila përbën shkelje të hapur të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

"Prova e dytë raketore e Koresë së Veriut me interval kohor prej një javësh duke shpërfillur thirrjet e komunitetit ndërkombëtar dhe mundësitë për dialog, është shqetësuese dhe vë në rrezik sigurinë e rajonit. I bëjmë sërish thirrje Koresë së Veriut t'i japë fund sjelljeve provokative që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın