Turqia

Ndalohen 26 persona për sulmin e djeshëm terrorist në Turqi

Prefekti i Sanliurfas, Gungor Azim Tuna deklaroi se janë duke hetuar nëse sulmi është kryer nga organizata terroriste PKK

Reşit Dağ  | 18.02.2017 - Përdıtësım : 19.02.2017
Ndalohen 26 persona për sulmin e djeshëm terrorist në Turqi

Sanliurfa

SANLIURFA (AA) – Prefekti i qytetit turk Sanliurfa, Gungor Azim Tuna, ka deklaruar se në kuadër të hetimit të nisur pas sulmit terrorist të kryer mbrëmjen e të premtes, në qytet janë ndaluar 26 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sulmin terroriste të kryer në lagjen Yenisehir humbën jetën dy persona. Tuna për AA ka deklaruar se pas shpërthimit kanë nisur hetimet dhe se është konstatuar se makina bombë me të cilën është kryer sulm, është sjellë nga Deriku i provincës turke Mardin.

Ai shtoi se duke janë duke hetuar nëse bëhet fjalë për sulm të organizatës terroriste PKK.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në objektet e banimit dhe komerciale përreth.

Ai në një deklaratë të mëparshme theksoi se një person i moshës 18-20 vjeçare e kishte parkuar automjetin të ngarkuar me eksploziv në një kompleks banimi, që janë apartamente shtetërore ku banojnë nëpunësit civilë, përkatësisht prokurorët. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın