Turqia

Operacione kundër PKK-së në Turqi, 30 të arrestuar

Aksionet në mënyrë paralele janë kryer në disa adresa në Cizre, Silopi dhe Idil

Muhammed Furkan Güneş  | 15.08.2017 - Përdıtësım : 16.08.2017
Operacione kundër PKK-së në Turqi, 30 të arrestuar

Şırnak

SIRNAK (AA) – Në operacionet kundër organizatës terroriste PKK të kryera në provincën turke Sirnak, juglindje e Anadollit, janë arrestuar 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kabineti i prefektit të Sirnakut njoftohet se ekipet policore kanë kryer aksion kundër personave për të cilët dyshohet se i takojnë PKK-së.

Aksionet në mënyrë paralele janë kryer në disa adresa në Cizre, Silopi dhe Idil. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın