Turqia

(Përditësim) Turqi, masë paraburgimi për 28 persona për lidhje me DEASH-in

Prokuroria e Stambollit në muajin dhjetor të vitit të kaluar filloi hetim kundër personave që lidhen me organizatën terroriste DEASH

Murat Paksoy  | 19.01.2017 - Përdıtësım : 19.01.2017
(Përditësim) Turqi, masë paraburgimi për 28 persona për lidhje me DEASH-in

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Autoritetet turke të drejtësisë caktuan masën e paraburgimit për të paktën 28 persona, të cilat më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë në Stamboll u ndaluan në lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Stambollit në muajin dhjetor të vitit të kaluar filloi hetim kundër personave që lidhen me organizatën terroriste DEASH, ndërsa 28 persona janë mbajtur në paraburgim për shkak të veprës penale “anëtarësim në organizatë terroriste”.

Të paktën 33 të arrestuar janë dërguar në gjykatë, pas së cilës për 28 prej tyre u caktua paraburgimi, për katër persona është miratuar masa e ndalesës, ndërsa një është liruar.

Prokuroria e Stambollit më 23 dhjetor të vitit 2016 dha urdhër për arrestimin e 41 personave për shkak të lidhjes me organizatën terroriste DEASH, ndërsa policia gjurmon për edhe tetë persona. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın