Turqia

"SHBA-të të mos ndjekin interpretime të njëanshme për ngjarjet e vitit 1915"

MPJ e Turqisë: "Për ne janë të pavërteta informacionet dhe klasifikimet nga kumtesa e presidentit amerikan lidhur me ngjarjet nga viti 1915"

Ecenur Çolak  | 25.04.2017 - Përdıtësım : 25.04.2017
"SHBA-të të mos ndjekin interpretime të njëanshme për ngjarjet e vitit 1915"

Ankara

ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, në një komunikatë lidhur me një mesazh të shkruar të presidentit amerikan Donald Trump për ngjarjet në vitin 1915, kërkon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të mos frymëzohen nga informacione dhe klasifikime të pavërteta që kanë të bëjnë me këtë temë, transmeton Anadolu Agency (AA). 

"Për ne janë të pavërteta informacionet dhe klasifikimet nga kumtesa e presidentit amerikan lidhur me ngjarjet nga viti 1915, të cilat janë rezultat i metodave të shumta propagandistike të cilat për shumë vite janë përdorur nga qarqet armene në SHBA. Nga SHBA-të presim të mos udhëhiqen nga interpretimi i njëanshëm i historisë, por t'i kthehen qasjes e cila do të ketë në konsideratë vuajtjet dhe pësimet e të gjitha palëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë. 

Në mesazhin e tij, Trump ka përdorur shprehjen “katastrofë e madhe”. 

Ministria konsideron se në mesazhin e shkruar të Trumpit gjenden informacione dhe klasifikime të ndryshme, gjë që është shkaktuar nga veprimet e radikalëve armenë në SHBA.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, theksohet se edhe këtë vit, më 24 prill është mbajtur një ceremoni fetare për të përkujtuar armenët osmanë që humbën jetën në Luftën e Parë Botërore.

Me këtë rast, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dërgoi një telegram që u është lexuar të pranishmëve në gjuhën turke dhe armene.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın