Turqia

Shefi i Ushtrisë së Irakut vizitë në Turqi

Pritja zyrtare është mbajtur në qendrën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, pas së cilës do të mbahet takimi i dy shefave të shtabeve

Kemal Karadağ  | 23.09.2017 - Përdıtësım : 24.09.2017
Shefi i Ushtrisë së Irakut vizitë në Turqi Foto: Erçin Top / AA

Ankara

ANKARA (AA) - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Irakut, Osman Al Ganimi, ka mbërritur në Turqi, ku në Ankara do të takohet me homologun turk, Hulusi Akar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritja zyrtare është mbajtur në qendrën e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, pas së cilës do të mbahet takimi i dy shefave të shtabeve.

Administrata rajonale kurde në veri të Irakut njëanshëm ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit të pavarësisë më 25 shtator. Parlamenti, Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese e Irakut kanë ndaluar mbajtjen e referendumit, ndërsa kundër është edhe komuniteti ndërkombëtar.

Qeveria e Republikës së Turqisë dje i dërgoi një vendim Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë për të zgjeruar autorizimet e Qeverisë për të kryer operacione ushtarake në Siri dhe Irak edhe brenda 12 muajve të ardhshëm.

Vendimi i qeverisë thotë se Turqia i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së integritetit dhe stabilitetit të Irakut dhe Sirisë, duke theksuar se prezenca e terroristëve të PKK-së dhe DEASH-it, si dhe separatizmi etnik në atë vend, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e rajonit dhe të Turqisë. Për sot është paralajmëruar seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit të Turqisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın