Turqia

Shpallen fituesit për gjysmëmaratonën në Stamboll

Në gjysmëmaratonë kanë garuar 32 atletë elitë nga të cilët 22 meshkuj, si dhe në kuadër të këtij aktiviteti janë kryer e vrapimet 10 km dhe "Business Maraton"

Hüseyin Eroğul  | 30.04.2017 - Përdıtësım : 01.05.2017
Shpallen fituesit për gjysmëmaratonën në Stamboll

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Në gjysmëmaratonën e 12-të "Vodafone", në Stamboll, në kategorinë e atletëve për meshkuj është renditur i pari Ismail Juma nga Tanzania, ndërsa për femra është renditur e para Ruth Chepngetich nga Kenia, të cilët kanë thyer edhe rekordin e xhiros, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë vit është thyer rekordi i xhiros në gjysmëmaratonën prej 21 km e cila ka nisur në hapësirën e mitingjeve Yenikapi dhe ka përfunduar po të në njëjtën pikë duke u kthyer nga trajektorja Eyüp. Atleti Ismail Juma ka përfunduar gjysmëmaratonën me kohën 1 orë e 9 sekonda, ndërsa Ruth Chepngetich me kohën 1 orë e 19 sekonda.

Juma ka thyer rekordin e kenianit Evans Kiplagat me 1.00.13 në vitin 2015, ndërsa Chepngetich ka thyer rekordin e kenianes Gladys Cherono me 1.06.37 gjithashtu për vitin 2015.

Në gjysmëmaratonën ku kanë marrë pjesë më shumë se 5 mijë sportistë në vendin e dytë është radhitur atleti nga Etiopia Terefa Debela me kohën 1.00.22 si dhe në vendin e tretë keniani Edwin Kipsang Rotich me kohën 1.00.37. Ndërsa për femra në vendin e dytë është renditur Eunice Kirwa nga Bahrejni me kohën 1.06.46 dhe në vendin e tretë Worknesh Degefa nga Etiopia me kohën 1.08.55. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.