Turqia

Shpallet urdhër arrest për Gylenin në lidhje me vrasjen e Hrant Dink

Gjykata në Stamboll ka marrë vendim për lëshimin e urdhër arrestit për liderin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink

Muhammed Enes Can, Murat Kaya  | 22.03.2017 - Përdıtësım : 23.03.2017
Shpallet urdhër arrest për Gylenin në lidhje me vrasjen e Hrant Dink

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Gjykata në Stamboll ka marrë vendim për lëshimin e urdhër arrestit për liderin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen dhe disa të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër udhëheqësit e organizatës terroriste FETO Fetullah Gylen dhe disa të tjerë, për çka gjykata për një kohë të shkurtër dha përgjigje.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.

Përveç ndaj Gylen-it, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, pastaj avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët lidhen me vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007.

Ish-anëtari i njësisë turke të xhandarmërisë në Stamboll Yusuf Bozca, i cili ishte arrestuar si pjesë e hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007 dhe në masa të ndalimit është lëshuar të mbrohet në liri, më herët ka thënë se vrasja e Hrant Dink është organizuar nga organizata terroriste FETO/PDY dhe se me këtë vrasje janë vendosur themelet për grusht shtetin e fundit në atë vend.

Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore "Agos", një nga gazetat më të shquara armene në Turqi. Vrasësi i tij Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın