Turqia

Soylu: Forcat turke kanë parandaluar 153 sulme terroriste të PKK-së

“Gjatë gjashtë muajve të kaluar janë parandaluar 153 incidente të mëdha, janë kapur katër vetëvrasës me bomba dhe 21 të dyshuar gjatë përgatitjes për kryerje të sulmeve terroriste"

Sibel Uğurlu  | 19.03.2017 - Përdıtësım : 19.03.2017
Soylu: Forcat turke kanë parandaluar 153 sulme terroriste të PKK-së ( Orhan Akkanat/AA )

Karaman

KARAMAN (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Turqisë, Suleyman Soylu, deklaroi se forcat e armatosura turke gjatë gjashtë muajve të kaluara kanë kryer gjithsej 11.738 operacione kundër organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA). 

Gjatë ceremonisë së ndarjes së diplomave të kryerjes së akademisë policore në Karaman, ministri Soylu theksoi guximin dhe angazhimin e pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë në luftën kundër terrorizmit. 

“Gjatë gjashtë muajve të kaluar janë parandaluar 153 incidente të mëdha, janë kapur katër vetëvrasës me bomba dhe 21 të dyshuar gjatë përgatitjes për kryerje të sulmeve terroriste. Janë konfiskuar edhe 22 automjete të mbushura me eksploziv”, tha ministri Soylu.

Duke u përqendruar në operacionet kundër terroristëve të PKK-së në distriktet kyçe në Diyarbakir dhe Mardin, Soylu tha se në këtë rajon janë shkatërruar së paku 800 strehimore terroriste.

“Në vazhdim janë edhe masa të gjera kontrolli të trafikut për të parandaluar hapësirën për veprim të terroristëve dhe mbështetësve të tyre. Këto vite forcat e sigurisë kanë kryer kontrollin e 7.72 milionë automjeteve dhe kanë ngritur procedurë juridike për 92.519 raste”, tha Soylu.

Organizata separatiste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Përveç Turqisë, PKK-ja vepron edhe në veri të Irakut dhe Sirisë, ku veprojnë degët e PKK-së, PYD/YPG. Bëhet fjalë për një organizatë e cila më gjatë se tre dekada zbaton një fushatë ushtarake kundër Turqisë, ndërsa fushatën e intensifikuan në korrik të vitit 2015.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın