Turqia

Stamboll, 36 të ndaluar në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH

Në operacionet e kryera njëkohësisht në 15 adresa janë ndaluar 36 persona, prej të cilëve 31 të huaj

Halil Demir  | 23.09.2017 - Përdıtësım : 24.09.2017
Stamboll, 36 të ndaluar në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH Foto: AA/Arkivi

Stamboll

STAMBOLL (AA) – Në operacionet kundër organizatës terroriste DEASH në Stamboll janë arrestuar 36 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi anti-terror ka konfirmuar se është nisur një operacion kundër pesë personave për të cilët është konfirmuar se kanë marrë pjesë në luftimet jashtë vendit në Irak dhe Siri për të luftuar në anën e DEASH-it.

Në të njëjtën kohë, janë kryer operacionet në 15 adresa në Stamboll, ku përveç pesë personave, u arrestuan edhe 31 të huaj.

Është konfiskuar një numër i madh dokumentesh dhe materiale digjitale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın