Turqia

Sulm me bombë nga DEASH-i në El Bab, vriten 5 ushtarë të Turqisë

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë thuhet se 5 ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur

Sinan Uslu  | 20.01.2017 - Përdıtësım : 21.01.2017
Sulm me bombë nga DEASH-i në El Bab, vriten 5 ushtarë të Turqisë

Ankara

ANKARA (AA) - Si pasojë e një sulmi me autobombë nga organizata terroriste DEASH në Suflanijah të El Bab-it në Siri, 5 ushtarë të Turqisë kanë rënë dëshmorë dhe 9 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë thuhet se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 13:40 sipas orës lokale në rajonin e quajtur Suflanijah të El Bab-it, ku një terrorist ka shpërthyer veten e tij në një makinë autobombë në afërsi të vendit ku ndodheshin ushtarët. 

Në deklaratë thuhet se 5 ushtarë kanë rënë dëshmorë, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta të improvizuara në zonë dhe më pas janë transferuar drejt spitaleve të Turqisë. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın