Turqia

Sulm terrorist në Turqi, ndërruan jetë edhe 3 ushtarë, numri i viktimave u rrit në 8

Në përleshjet mes forcave turke të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK janë plagosur 25 ushtarë të cilët janë hospitalizuar

Özcan Yıldırım  | 30.07.2016 - Përdıtësım : 30.07.2016
Sulm terrorist në Turqi, ndërruan jetë edhe 3 ushtarë, numri i viktimave u rrit në 8 ( İrfan Temeş - Anadolu Ajansı )

Ankara

ANKARA (AA) – Në përleshjet e djeshme mes forcave turke të sigurisë dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste PKK në vendin Çukurca, provinca Hakkari edhe tre ushtarë ndërruan jetë, kështu që numri i viktimave u rrit në tetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë bëjnë të ditur se deri tek përleshja e armatosur ka ardhur në ora 17:45 sipas kohës lokale dhe se edhe tre ushtarë humbën jetën.

"Në përleshjen e armatosur me pjesëtarët e organizatës terroriste edhe tre ushtarë ndërruan jetë. Një ushtar, me të cilin nuk kemi mundur të kontaktojmë, është gjetur i plagosur. Gjatë përleshjeve u plagosën 19 ushtarë", thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm.

Në këto përleshje u plagosën 25 ushtarë të cilët janë hospitalizuar.

Në operacionin ajror e cila pasoi në këtë rajon u neutralizuan tetë pjesëtarë të organizatës terroriste.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın