Turqia

Turqi, 54 terroristë të neutralizuar gjatë javës së fundit

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se brenda shtatë ditëve të fundit janë kryer 483 aksione antiterroriste

Cankut Taşdan, Sertaç Bulur  | 29.05.2017 - Përdıtësım : 29.05.2017
Turqi, 54 terroristë të neutralizuar gjatë javës së fundit

Ankara

ANKARA (AA) – Gjatë operacioneve antiterroriste të kryera në Turqi nga 22 deri më 29 maj janë neutralizuar 54 terroristë, prej tyre 46 janë vrarë, ndërsa tetë janë dorëzuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se brenda shtatë ditëve të fundit janë kryer 483 aksione antiterroriste.

Janë arrestuar 170 persona që kanë ndihmuar terroristët, 43 persona për të cilët dyshohet se kanë lidhje me DEASH-in, 1.128 persona në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, ndërsa 23 persona në kuadër të luftës kundër organizatave majtiste terroriste.

Në aksionet e kryera në Batman, Bingol, Diyarbakir, Elazig, Hakkari, Mus, Sirnak dhe Van janë shkatërruar 11 strehimore dhe shpella, si dhe 11 mjete shpërthyese.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë konfiskuar 2.5 ton material për ndërtimin e eksplozivit, 32 bomba dore, 27 armë, dhe municione.

Në 73 qytete janë organizuar 691 operacione kundër tregtisë me drogë e cila është mjet i konsiderueshëm për financimin e organizatës terroriste.

Mes tjerash është konfiskuar edhe mbi gjashtë ton hashash, 188 kilogram heroinë, tetë kilogram kokainë, etj, ndërsa janë arrestuar edhe 993 persona.

Në kuadër të luftës kundër migracionit ilegal janë kapur 2.494 persona, prej tyre 536 në det, ndërsa janë arrestuar 78 persona për shkak të dyshimit se kanë organizuar kalimin ilegal të kufirit.

Në aksionet kundër krimeve kibertenike është kryer analiza e 1.342 urdhrave në rrjetet sociale përmbajtja e të cilave ka glorifikuar organizatat terroriste, mes të cilave gjenden FETO/PDY, ISIS, PKK, por edhe gjuhën e urrejtjes duke shkaktuar armiqësi. Janë arrestuar 55 prej 132 personave të identifikuar. Po ashtu, gjatë javës së kaluar është organizuar edhe aksion i gjerë policor “Paqe dhe qetësi në Turqi – 6” ku morën pjesë 71.531 pjesëtarë të policisë turke, xhandarmërisë dhe rojës bregdetare. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın