Turqia

Turqi, 8 të vdekur gjatë përplasjes së autobusëve

Autobusi i cili vinte nga Nahiçevani, republikë autonome në përbërje të Azerbajxhanit, u përplas në rrugën Igdir – Nahiçevan me një autobus i cili nga Igdiri udhëtonte në këtë rajon

Hüseyin Yıldız, Bülent Mavzer  | 20.02.2017 - Përdıtësım : 20.02.2017
Turqi, 8 të vdekur gjatë përplasjes së autobusëve ( Bülent Mavzer/AA )

Igdır

IGDIR (AA) – Gjatë përplasjes së autobusëve që ndodhi sot në mëngjes në Igdir, në lindje të Turqisë, kanë humbur jetën tetë persona, ndërsa 28 të tjerë u lënduan, raporton Anadolu Agency (AA).

Autobusi i cili vinte nga Nahiçevani, republikë autonome në përbërje të Azerbajxhanit, u përplas në rrugën Igdir – Nahiçevan me një autobus i cili nga Igdiri udhëtonte në këtë rajon.

Nga aksidenti rrugor humbën jetën shoferi i autobusit dhe gjashtë pasagjerë, ndërsa u shkaktua edhe dëm i konsiderueshëm material i autobusëve.

Në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe policore, zjarrfikëse dhe të ndihmës së shpejtë. Personat e lënduar janë dërguar në spitalet më të afërta. Vendin e aksidentin e vizitoi edhe prefekti i Igdirit, Ahmet Turgay Alpman.

Pesë persona të lënduar janë në gjendje të rëndë. Në mesin e atyre që humbën jetën pesë janë shtetas të Azerbajxhanit dhe tre të Turqisë, ndërsa shumica e të lënduarve po ashtu janë nga Azerbajxhani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın