Turqia

Turqi, arrestohen 45 pilotë ushtarakë si pjesë e hetimit ndaj FETO-s

Si pjesë e hetimit kundër FETO-s, Kryeprokurori publik i Konyas lëshoi fletëarrest për 73 pilotë ushtarakë

Emin Avundukluoğlu  | 27.10.2016 - Përdıtësım : 27.10.2016
Turqi, arrestohen 45 pilotë ushtarakë si pjesë e hetimit ndaj FETO-s

Konya

KONYA (AA) – Dyzet e pesë pilotë të armatës turke janë arrestuar si pjesë e hetimeve antiterroriste kundër organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime nga forcat e rendit.

Burimi i lartpërmendur i cili ka folur në kushte anonimiteti, deklaroi për AA se arrestimet e sotme janë zbatuar në 17 provinca të vendit.

Si pjesë e hetimit kundër FETO-s, Kryeprokurori publik i Konyas lëshoi fletëarrest për 73 pilotë.

Pilotët e arrestuar u janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në spitalin e shtetin në Konya, thanë burimet të cilat njoftuan se operacioni për kapjen e pilotëve tjerë është në vazhdim e sipër.

Ndërkohë, 26 zyrtarë policie kanë dalur para gjykatësit në Bursa për t'u përgjigjur lidhur me akuzat se kanë përdorur aplikacionin e koduar "By Lock" për dërgimin e porosive përmes telefonave të mençur.

Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para grusht shtetit, duke bërë ata të kalojnë në përdorimin e mesazheve të shërbimit WhatsApp, por jo para se të identifikohen dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s.

Në mënyrë shtesë, të enjten në Stamboll janë arrestuar katër shefa policie me të njëjtat akuza, pjesëmarrje në organizatën terroriste FETO.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın