Turqia

Turqi, burg përjetë dy personave për vrasjen e sirianes shtatzënë dhe foshnjës 10 muajshe

Burime nga gjykata thonë se Birol Karacal dhe Celal Bay u dënuan me burgime të dyfishta të përjetshme dhe dënim me burg prej 72 vitesh për disa krime

Emre Ayvaz  | 15.01.2018 - Përdıtësım : 16.01.2018
Turqi, burg përjetë dy personave për vrasjen e sirianes shtatzënë dhe foshnjës 10 muajshe

Sakarya

SAKARYA (AA) – Gjykata turke sot i dënoi dy persona me dënime të dyfishta me burg të përjetshëm dhe dënim me burg prej 72 vitesh për vrasjen e gruas siriane shtatzënë dhe një fëmije dhjetë muajsh në provincën Sakarya vitin e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga gjykata thonë se Birol Karacal dhe Celal Bay u dënuan me burgime të dyfishta të përjetshme dhe dënim me burg prej 72 vitesh për disa krime, në mesin e të cilave, vrasje të planifikuara, vrasjen e një gruaje që dihej se ishte shtatzënë, vrasjen e foshnjës apo personit të paaftë të vetëmbrohet dhe abuzim seksual.

Siriani Halid al-Rahmun më 6 korrik 2017 në një shtëpi në qarkun Kaybarca nuk gjeti gruan shtatzënë Emani dhe djalin dhjetë muajsh Halaf, për çka kërkoi ndihmën e forcave turke të sigurisë.

Forcat turke të sigurisë gjetën trupa të pajetë në zonën pyjore në lagjen Birlik ndërsa Karacal dhe Bay u arrestuan.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.