Turqia

Turqi, fillon seanca e organizatës D-8

Pas fjalimeve të hapjes që do të mbahen, seanca e 17-të e Këshillit të D-8-ës do të vazhdojë e mbyllur për media

Andaç Hongur, Zuhal Demirci, Gülsüm İncekaya  | 19.10.2017 - Përdıtësım : 19.10.2017
Turqi, fillon seanca e organizatës D-8

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Para "Samitit të Organizatës D-8 për Bashkëpunim Ekonomik " që do të fillojë nesër nën organizimin e Turqisë me teme "Rritja e mundësive të bashkëpunimit", sot në Stamboll filloi seanca e 17-të e Këshillit të D-8-ës me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të shteteve anëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancë marrin pjesë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ai i Pakistanit Hoxha Muhamed Asif, i Malajzisë, Dato Sri Anifah Hj. Aman, ministrja e Jashtme e Indonezisë, Retno L.P. Marsudi, ministri Shtetëror Përgjegjës për Punë të Jashtme i Bangladeshit, Muhamed Shehrijar Alem, zëvendësministri i Jashtëm i Egjiptit, Hamdi Loza, sekretari i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Murteza Sarmadi dhe sekretari i Ministrisë së Jashtme i Nigerisë, Olukunle Bamgbose.

Pas fjalimeve të hapjes që do të mbahen, seanca e 17-të e Këshillit të D-8-ës do të vazhdojë e mbyllur për media.

Ndryshe, Organizata D-8 për Bashkëpunim Ekonomik u themelua më 15 qershor të vitit 1997 me iniciativë të liderit të ndjerë turk Necmettin Erbakan, dhe kishte për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit dhe pasurimin e marrëdhënieve ekonomike dhe sociale mes Turqisë, Iranit, Pakistanit, Bangladeshit, Malajzisë, Indonezisë, Egjiptit dhe Nigerisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın