Turqia

Turqi, kolona disa disakilometërshe në kufirin me Bullgarinë

Rreth 360 kamionë në vendkalimin kufitar Kapikule presin të kryhet procedura e nevojshme, ndërsa 240 presin në vendkalimin kufitar Hamzabeyli

Cihan Demirci  | 20.08.2017 - Përdıtësım : 21.08.2017
Turqi, kolona disa disakilometërshe në kufirin me Bullgarinë Fotoreporter: Cihan Demirci / AA

Edrene

EDRENE (AA) – Në vendkalimet Kapikule dhe Hamzabeyl, në kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë, janë regjistruar kolona të gjata disakilometërshe të kamioneve, raporton Anadolu Agency (AA).

Shumë vozitës kamionësh u nisën drejt vendeve evropiane për të transportuar mallrat, ndërsa pala bullgare ngadalë procesuon kamionët, ku në vendkalimet kufitare Kapikule dhe Hamzabeyl është krijuar turmë e konsiderueshme.

Në vendkalimin Kapikule është regjistruar kolonë kamionësh e gjatë nëntë kilometra, ndërsa në vendkalimin Hamzabeyl gjashtë kilometra.

Rreth 360 kamionë në vendkalimin kufitar Kapikule presin të kryhet procedura e nevojshme, ndërsa 240 presin në vendkalimin kufitar Hamzabeyli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın