Turqia

Turqi, mbi 230 të arrestuar në operacionet kundër drogës

Gjithsej 217 persona u arrestuan gjatë operacioneve vetëm në provincën jugore të Adanës

Cansu Dikme  | 20.12.2017 - Përdıtësım : 21.12.2017
Turqi, mbi 230 të arrestuar në operacionet kundër drogës

Adana

ADANA (AA) – Policia turke arrestoi mbi 230 persona në operacionet mbarëkombëtare kundër drogës nga 1 deri në 17 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 217 persona u arrestuan gjatë operacioneve në provincën jugore të Adanës, thuhet në një njoftim të drejtorisë së sigurisë në Adana.

Policia gjithashtu sekuestroi 1,208 tableta të drogës, së bashku me 5 kilogramë heroinë dhe 13 kilogramë hashash në operacionet me bazë në Seyhan.

Në një bastisje tjetër në provincën qendrore Eskisehir, policia arrestoi tetë të dyshuar. Të dyshuarit mbanin drogë sintetike, ndërsa sasia e saj nuk u zbulua.

Në Mugla, provincën turke të Egjeut, tre të dyshuar u arrestuan, ndërsa katër të tjerë u ndaluan në operacione të ndara në Kirsehirin qendror, Karsin lindor dhe Kocaeli. Më shumë se 46 kilogram heroinë u konfiskuan në një operacion në Kocaeli. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın