Turqia

Turqi, në shtatë ditët e fundit janë neutralizuar 46 terroristë

Në operacionet e kryera në Turqi nga 11 deri më 18 shtatori janë vrarë 29 terroristë, 11 janë dorëzuar dhe 6 janë arrestuar

Cankut Taşdan  | 18.09.2017 - Përdıtësım : 19.09.2017
Turqi, në shtatë ditët e fundit janë neutralizuar 46 terroristë

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë ka konfirmuar se 29 terroristë janë vrarë gjatë operacioneve në shtatë ditët e fundit. Të paktën 6 terroristë u arrestuan dhe 11 u dorëzuan tek forcat turke të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e MPB-së tregojnë se nga 11 deri më 18 shtator janë vrarë 29 terroristë, 11 janë dorëzuar dhe 6 janë arrestuar.

Në lidhje me dyshimet se kanë ndihmuar terroristët janë ndaluar 103 persona, për lidhje me organizatën terroriste DEASH janë ndaluar 32 persona. Ndërsa në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO u ndaluan 774 persona, kurse në luftën kundër organizatave terroriste majtiste u ndaluan 54 të dyshuar.

Në operacionet në Dijarbakir, Mardin, Igdir, Sivas, Siirt, Bingol, Tunceli, Hakari dhe Sirnak janë shkatërruar 28 baza, strehimore dhe shpella, si dhe 49 mjete shpërthyese.

Pjesëtarët e forcave të sigurisë konfiskuan 191 kilogramë të materialeve që përdoret për eksploziv, 134 bomba dore, 4067 copë municioni dhe 34 armë.

Kundër lëndëve narkotike në 79 qytete janë kryer 2316 operacione gjatë të cilave u konfiskuan 2292 ton marihuanë, 298 kilogramë heroinë dhe 99108 rrënjë kanabis, ku me këtë rast u arrestuan 2991 persona. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın