Turqia

Turqi, planifikuesit e puçit përpara drejtësisë

Sot nis seanca e parë për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit në Turqi i zhvilluar nga organizata terroriste FETO më 15 korrik

Tanju Özkaya  | 22.05.2017 - Përdıtësım : 22.05.2017
Turqi, planifikuesit e puçit përpara drejtësisë

Ankara

ANKARA (AA) - Sot nis seanca e parë për 221 të dyshuarit si organizatorë të grushtit të shtetit në Turqi i zhvilluar nga organizata terroriste FETO më 15 korrik, në mesin e të cilëve janë edhe anëtarët e të ashtuquajturve Këshilli i Paqes në Vend, të cilët do të gjykohen për veprimet në Shtabin e Përgjithshëm të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në sallën e Gjykatës së 17 të Krimeve të Rënda në Ankara, fillimisht janë sjellë 48 të dyshuar, në mesin e të cilëve ishte Akın Öztürk, Mehmet Partigöç dhe Mehmet Dişli. Gjatë dërgimit të tyre në sallën ku do të zhvillohet seanca, janë marrë masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë që këta të dyshuar janë futur nga dera e protokollit, të dyshuarit e tjerë kanë nisur të futen nga dera e pasme e sallës. Krahas masave të rrepta të sigurisë, të pranishëm kanë qenë dhe një numër i madh mediash.

Për ruajtjen e sigurisë në ambientet e sallës ku do të zhvillohet seanca gjyqësore, është ngarkuar një grup prej 1.500 personeli të xhandarmërisë.

Para nisjes së seancës, ekipet e anti-eksplozivit kanë kontrolluar sallën me anë të qenve anti-bombë, ndërsa jashtë sallës janë dislokuar edhe disa automjete të blinduara.

Ndërkohë të gjitha mjetet që kanë hyrë në këtë kampus të drejtësisë, janë skanuar nga ana e xhandarmërisë. Vendi ku ndodhet kampusi i drejtësisë Sincan, është zonë ku fluturimet janë të ndaluar. 

Në sigurimin e sigurisë së këtij kampusi përdoren raketat vendase termale, Koral.

Nga ana tjetër të dyshuarit janë protestuar nga anëtarët e Shoqatës "15 Korriku". Ata mbajnë në duar flamuj kombëtar të Turqisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın