Turqia

Turqi, urdhërarrest për 40 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

Në kuadër të hetimeve rreth organizatës terroriste FETO në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarresti për 40 të dyshuar

Barış Kılıç  | 18.07.2017 - Përdıtësım : 18.07.2017
Turqi, urdhërarrest për 40 pjesëtarë të dyshuar të FETO-s

Ankara

ANKARA (AA) - Në kuadër të hetimeve rreth organizatës terroriste FETO në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarresti për 40 të dyshuar, të gjithë ish-punonjës apo punonjës aktual në Ministrinë e Brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime nga Kryeprokuroria Publike e Ankarasë theksojnë se 40 të dyshuarit për të cilët është lëshuar urdhërarresti kanë përdorur aplikacionin e komunikimit ByLock, që përdoret nga pjesëtarët e FETO-s për të komunikuar mes tyre.

Siç thuhet, njëri nga 40 të dyshuarit ende punon në ministri, kurse të tjerët janë pezulluar apo përjashtuar nga puna.

Zyrtarët njoftuan se procedura e arrestimeve tanimë ka filluar.

FETO dhe udhëheqësi i saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Fetullah Gylen orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın