Turqia

Turqia dënon njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA

"Ky vendim është një shkelje e hapur në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara", thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë

Uğur Çil  | 06.12.2017 - Përdıtësım : 07.12.2017
Turqia dënon njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit nga SHBA

Ankara

ANKARA (AA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë e ka dënuar dhe pritur me shqetësim të madh deklaratën e papërgjegjshme të qeverisë amerikane që "njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ambasadën e saj nga Tel Avivi do ta zhvendosë në Jerusalem", transmeton Anadolu Agency (AA).

"I bëjmë thirrje qeverisë amerikane që të rishikojë këtë vendim të gabuar i cili do të shkaktojë rezultate jashtëzakonisht negative si dhe të distancohet nga hapat e papërllogaritur që do të sjellë paragjykime për identitetin multikulturor dhe statusin historik të Jerusalemit", thuhet në deklaratën e MPJ së Turqisë.

Në deklaratën me shkrim nga ministria më tej thuhet se "E dënojmë dhe e kemi pritur me shqetësim të madh deklaratën e papërgjegjshme të qeverisë amerikane ku njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se ambasadën e saj në Izrael do ta zhvendosë në Jerusalem. Ky vendim është një shkelje e hapur në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe vendimet e Kombeve të Bashkuara (OKB). Sepse aneksimi i Jerusalemit nga Izraeli është i papranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar dhe OKB".

"Fitimi i pavarësinë së Palestinës është një detyrim historik, i ndërgjegjshëm dhe njerëzor. Turqia do të vazhdojë të jetë mbrojtëse e kësaj. Vendimi në fjalë i cili do të ketë reflektime negtive nga pikëpamja e paqes dhe stabilitetit në rajon, bart rrezikun për të eliminuar tërësisht bazën e paqes", thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se në kuadër të zhvillimeve për Jerusalemin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë thirrje edhe në cilësinë e kryesuesit aktual të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), se kjo çështje do të diskutohet gjerësisht në Samitin e Liderëve të OBI-it dhe në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Ministrave të Jashtëm.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın