Turqia

Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë

Njësitet kufitare bëjnë vëzhgimin e kufirit me njësite patrulluese dhe me kamera termike

Erdal Türkoğlu  | 15.01.2018 - Përdıtësım : 16.01.2018
Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë Hüseyin Yıldız/AA

Hatay

HATAY (AA) – Automjete të blinduara për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për pengimin e sinjaleve, të cilat Turqia i ka dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, kanë mbërritur në provincën Hatay në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjetet ushtarake me kamionë të njësive të sigurisë turke u transportuan në Reyhanli.

Gazetari i AA-së mëson se si njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe tym nga disa vende në Nesreyieh, që i përket Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.