Turqia

Turqia kërkesa për ekstradimin e 45 të arratisurve të FETO-s nga 22 vende, përfshirë Shqipërinë

Në kuadër të procesit kryesor gjyqësor kundër organizatës terroriste FETO/PDY, Turqia ka përgatitur kërkesat për ekstradimin e 45 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se gjenden në shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë

Zafer Fatih Beyaz  | 23.11.2017 - Përdıtësım : 24.11.2017
Turqia kërkesa për ekstradimin e 45 të arratisurve të FETO-s nga 22 vende, përfshirë Shqipërinë Grafikë: Ahmet Burak Özkan / AA

Ankara

ANKARA (AA) - ZAFER FATIH BEYAZ

Në kuadër të procesit kryesor gjyqësor kundër organizatës terroriste FETO/PDY, Turqia ka përgatitur kërkesat për ekstradimin e 45 të akuzuarve për të cilët është konstatuar se gjenden në shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i ashtuquajtur "kulmor" ndaj FETO-s është duke u proceduar në Gjykatën Penale 4 në Ankara, ndërsa gjykata i ka dorëzuar Ministrisë turke të Drejtësisë kërkesat për ekstradimin e 45 të arratisurve që kërkohen nga gjithsej 22 vende.

Krerët e FETO-s, përfshirë udhëheqësin e kësaj organizate, Fetullah Gylen, janë në arrati nga organet turke dhe është konfirmuar se gjenden në 22 vende të botës.

Turqia do të kërkojë ekstradimin e të arratisurve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania, Izraeli, Gjermania, Belgjika, Norvegjia, Kamboxhia, Tajlanda, Madagaskari, Malta, Burkina Faso, Mozambiku, Egjipti, Turkmenistani, Kirgistani, Kazakistani, Shqipëria, Holanda, Togo, Afrika e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Uzbekistani.

Përveç udhëheqësit të FETO-s, Gylen, Turqia, ndër të tjera, do të kërkojë edhe ekstradimin e ish-kryeredaktorit të gazetës "Zaman", Ekrem Dumanlı, përgjegjësit (i ashtuquajtur imam) të FETO-s në gjyqësor", Ahmet Can, sekretarit të Gylenit, Cevdet Türkyolu, përgjegjësit të FETO-s në akademitë policore ushtarake, Sait Aksoy, koordinatorit kryesor të FETO-s jashtë vendit Ali Ursavaş, ish-kreut të bordit drejtues të Bankës Asya, Mustafa Talat Katırcıoğlu, si dhe Şeref Ali Tekalan, i cili në fillim të këtij viti u emërua rektor i Universitetit North American në Teksas.

Një nga kërkesat për ekstradim do të dërgohet tek autoritetet e Shqipërisë, ku, siç mësohet, ndodhet një nga udhëheqësit FETO-s, Nevzat Ayvacı.

Në mesin e kërkesave të përgatitura për ekstradim në Turqi është edhe ai me emrin e Mustafa Özcan, i cili njihet si përgjegjësi (imam) i FETO-s për Ballkanin dhe i cili gjendet në Kazakistan.

Bëhet fjalë për të arratisur të FETO-s ndaj të cilëve në Ankara janë ngritur aktakuza para tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar e cila është kryer nga anëtarët e organizatës terroriste, të cilët më parë ishin infiltruar në ushtri, polici dhe institucionet e tjera turke.

Grupi, ndër të tjera, akuzohet për tentativë për okupimin e institucioneve shtetërore, rrënimin e rendit kushtetues në Turqi dhe vendosjen e një oligarkie autoritare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın