Turqia

Turqia me depo gjigante logjistike për ndihmat ndaj sirianëve

Në qendrën që po ndërtohet në një sipërfaqe prej 66.266 metrash katrorë, do të ketë reparte si depo për ushqime të thata dhe për ftohje, furrë dhe depo për miell

Mehmet Akif Parlak  | 24.02.2017 - Përdıtësım : 25.02.2017
Turqia me depo gjigante logjistike për ndihmat ndaj sirianëve

Gaziantep

GAZIANTEP (AA) - Turqia është duke ndërtuar një depo gjigante logjistike në madhësi prej 6.6 hektarësh në pikën kufitare zero në mënyrë që t'i realizojë në mënyrë më të koordinuar ndihmat për viktimat e luftës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga AA, Turqia, e cila ka zgjatur dorën e mëshirës me ndihma humanitare gjatë luftës në Siri e cila filloi para afërsisht gjashtë viteve, është duke kaluar në një periudhë të re për të arritur deri te nevojtarët. 

Me politikën "dyer të hapura", Turqia ka hapur dyert për më shumë se dy milionë sirianë të prekur nga lufta, pa bërë dallime fetare, gjuhësore apo racore. Ajo po ashtu vazhdon ndihmat edhe për sirianët që kanë ngelur në shtetin e tyre. Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD) është mobilizuar për qasjen më të mirë të ndihmave në rajonin e Sirisë veriore, i cili aktualisht është duke u pastruar nga elementet terroriste në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit".

Themelet e depos janë hedhur para një kohe të shkurtër, ndërkohë që aktualisht punimet janë duke vazhduar në fazën e ndërtimit të mureve. Punimet janë duke u zhvilluar në mënyrë intensive, në mënyrë që depoja të jetë gati në një periudhë të shkurtër.

Ndihmat do të arrijnë deri te më shumë se gjysmë milion njerëz

Në qendrën që po ndërtohet në një sipërfaqe prej 66.266 metrash katrorë, do të ketë reparte si depo për ushqime të thata dhe për ftohje, furrë dhe depo për miell. Në saje të kësaj qendre do të mënjanohet rreziku nga prisha e ushqimeve, teksa ndarja e ndihmave për nevojtarët do të bëhet në mënyrë më të koordinuar.

Ndërkaq, synohet që ndihmat e ruajtura në depo të arrijnë deri te afro 530 mijë nevojtarë sirianë.

Qendra do të monitorohet 24 orë nga zyrtarë të Turqisë, ndërsa rreth saj është duke u ndërtuar mur i sigurisë i lartë dy metra.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın