Turqia

Turqia në maj shpalos propozimin e ri për heqjen e vizave me BE-në

Sipas ministrit turk për Çështje të BE-së, Omer Çelik refuzimi i propozimit turk, rrezikon të vendos në pushim marrëveshjen për refugjatët

Sorwar Alam  | 22.04.2017 - Përdıtësım : 23.04.2017
Turqia në maj shpalos propozimin e ri për heqjen e vizave me BE-në Fotoreporter: Ibrahim Erikan/AA

Ankara

ANKARA (AA) - Ankaraja zyrtare do t'i prezantojë Bashkimit Evropian (BE) në muajin maj një dokument të ri, i cili ka të bëjë me heqjen e regjimit të vizave me BE-në, i cili nëse refuzohet, rrezikon të vendos në pushim marrëveshjen për refugjatët, deklaroi ministri turk për Çështje të BE-së, Omer Çelik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë të ministrit Çelik për televizionin CNN Turk, ai tha se Turqia po bën pjesën e saj nga marrëveshja. Ai tha më tej se marrëveshja mbi refugjatët e nënshkruar nga të dyja palët, do të mbetet në fuqi, por vetëm nëse BE-ja pranon propozimin e Turqisë i cili do të shpaloset muajin tjetër.

"Nëse ata pranojnë propozimin tonë, marrëveshja do të përfundojë në një mënyrë pozitive, përndryshe ajo do të vendoset në pushim”, tha ai.

Çelik tha se është një e drejtë e Turqisë, që vendit ti hiqet regjimi i vizave i vendosur nga BE-ja, pasi tanimë Ankaraja zyrtare ka bërë pjesën e saj të marrëveshjes. 

Ai shtoi se Turqia shpëtoi Bashkimin Evropian dhe hartën e saj politike duke u kujdesur për miliona refugjatë.

Në muajin mars 2016, Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje e cila ka për qëllim të dekurajojë emigracionin e parregullt në Detin Egje përmes masave të rrepta kundër trafikantëve si dhe duke përmirësuar kushtet për rreth tre milionë refugjatë sirianë në Turqi.

Marrëveshja gjithashtu parasheh përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe heqjen e vizave për shtetasit turq.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın