Turqia

Turqia planifikon të rinovojë 66 xhami të shkatërruara në Siri

Disa xhami tanshmë janë hapur pas riparimeve të tërësishme

Meryem Göktaş  | 24.04.2017 - Përdıtësım : 24.04.2017
Turqia planifikon të rinovojë 66 xhami të shkatërruara në Siri

Ankara

ANKARA (AA) - Fondacioni i Turqisë, Dijanet ka njoftuar se planifikon ndërtimin dhe rindërtimin e dhjetëra xhamive në Siri që janë dëmtuar rëndë gjatë luftës në atë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Tutkun, drejtor i Fondacionit për AA deklaroi se planifikojnë të rindërtojnë dhe riparojnë 66 xhami në bashkëpunim me Qeverinë e Turqisë.

Ai tha se projektet do të zbatohen në vendet që janë çliruar nga terroristët në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", duke përfshirë Conabbey, Azaz dhe Jarabulusin.

Disa xhami thashmë janë hapur pas riparimeve të tërësishme.

"Kemi përfunduar riparimet në xhaminë Kebir, Nur dhe Hasan në Jarablus dhe kemi rihapur dyert e tyre për lutje", tha Tutkun.

Ai shtoi se Fondacioni në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Fetare ka rinovuar 127 xhami në lindje dhe juglindje të Turqisë, të dëmtuara nga sulmet e organizatës terroriste PKK.

Siria që nga viti 2011 është përfshirë nga lufta që kur qeveria e presidentit aktual Bashar al-Asad me dhunë shtypi protestat paqësore kundër sundimit të tij.

Që atëherë, qindra e mijëra civilë kanë humbur jetën, ndërsa disa milionë njerëz janë zhvendosur.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın