Turqia

Turqia reagon kundër deklaratës së McMaster-it

MPJ e Turqisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate kundër pretendimeve të këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare se "Turqia po mbështet ideologjitë radikale"

Ayşe Aktaş  | 13.12.2017 - Përdıtësım : 13.12.2017
Turqia reagon kundër deklaratës së McMaster-it

Ankara

ANKARA (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, është shprehur se deklaratat e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, janë të pabaza dhe të papranueshme, transmeton Anadolu Agency (AA). 

MPJ e Turqisë ka reaguar nëpërmjet një deklarate kundër pretendimeve të McMaster-it se "Turqia po mbështet ideologjitë radikale".

Duke u theksuar se deklaratat e McMaster të cilat si objektiv kanë marrë Turqinë dhe qeverinë e saj janë pritur me trishtim, në deklaratën nga MPJ e Turqisë thuhet se “Deklaratat e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare McMaster, i cili është në një pozitë ku duhet të dijë më së miri se si shteti jonë lufton me të gjitha dimensionet e terrorizmit dhe radikalizmit, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe janë të habitshme, të pabaza dhe të papranueshme”. 

“Jemi në pritje që SHBA-ja, të cilën vazhdojmë ta shohim si një shtet mik dhe aleat, të tregojë qasjen e njëjtë për shtetin tonë dhe që në përputhje me legjitimitetin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet tradicionale të aleatëve, të japë mbështetje më konkrete dhe aktive në luftën e vendosur të shtetit tonë kundër terrorizmit dhe radikalizmit, duke lënë anash mbështetjen e dhënë për organizatat terroriste të çfarëdo lloji qofshin, si YPG-ja”, thuhet në deklaratë. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın