Turqia

Turqia shpenzoi 2.5 miliardë dollarë për hulumtim dhe zhvillim në 2016

Shpenzimet e qeverisë qendrore për hulumtim dhe zhvillim kapin 0.29 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto

Dilara Zengin  | 19.07.2017 - Përdıtësım : 20.07.2017
Turqia shpenzoi 2.5 miliardë dollarë për hulumtim dhe zhvillim në 2016

Ankara

ANKARA (AA) – Shpenzimet e qeverisë së Turqisë në lëmin e hulumtimit dhe zhvillimit, në vitin 2016 kanë shënuar një rritje prej 21.6 për qind krahasuar me vitin paraprak, duke kapur vlerën prej rreth 2.5 miliardë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Shpenzimet e qeverisë qendrore për hulumtim dhe zhvillim kapin 0.29 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe 1.14 për qind të shpenzimeve nga buxheti në vitin 2016”, thuhet në raportin e publikuar të Istitutit Turk për Statistika.

Në vitin 2015 shpenzimet nga buxheti qeveritar për hulumtim dhe zhvillim ka kapur një total prej rreth 2.3 miliardë dollarë.

Raporti vuri në dukje se për vitin 2017, Qeveria e Turqisë ka alokuar rreth 2.3 miliardë dollarë për kërkimin dhe zhvillimin.

Fondi më i madh u shpërnda në universitete, 36 për qind nga shuma e alokuar. Pas universiteteve vijojnë Mbrojtja me 21.2 për qind, prodhimi industrial dhe teknologjia me 9.9 për qind, arsimi me 6.6 për qind, transporti, telekomunikacioni dhe infrastruktura me 6.3 për qind dhe bujqësia me 5.3 për qind.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın